Njerëzit e egër nga Borneo

  • 20 August 2019 - 08:27
Njerëzit e egër nga Borneo

Njerëzit e egër nga Borneo, Waino dhe Plutanor, ishin një çift vëllezërish xhuxhë, tepër të fuqishëm, të cilët ishin të angazhuar nga P. T. Barnum, në cirkun e tij. Waino dhe Plutanor në fakt ishin Hiram dhe Barney Davis, dy vëllezër me të meta mendore nga Mount Vernon, Ohajo.

Ata ishin rreth një metër të gjatë dhe peshonin rreth 20 kile secili. Përkundër kësaj gjatësie dhe peshe të vogël, ata kishin një fuqi të jashtëzakonshme. ata e demonstronin këtë duke ngritur pesha të rënda dhe duke u rrëzuar me publikun, apo me anëtarët e tjerë të cirkut.

Përpos që ua vunë emrat e rinj, atyre iu krijua edhe një legjendë, sipas të cilës ata e kishin prejardhjen nga ishulli Borneo. Në bashkëpunim me P. T. Barnum-in, xhuxhët për 25 vjet fituan rreth 200,000 dollarë, gjë që me paratë e sotme ishin të barabarta me disa miliona dollarë. Tani ata janë të varrosur në Mount Vernon, Ohajo, nën emrin “Little Men.”

(Kosova Sot Online)