Çka është ashti i salcburgut?

  • 20 August 2019 - 09:24
Çka është ashti i salcburgut?

Punëtori i një shkritoreje austriake, me emrin Riddle, në vitin 1885, duke thyer xehet, kishte gjetur një “asht të hekurt” me pamje të çuditshme, me shumë vrima dhe “qepje”, me ngjyrë jo të rëndomtë dhe me disa të ndara në mes. Në marrëveshje me kompaninë, ai këtë objekt e dorëzoi në Muzeun “Heimat House”, në Vjenë. 

Për çka bëhet fjalë? Askush nuk mund të përgjigjet me saktësi në këtë pyetje. Disa thonë se bëhet fjalë për ndonjë meteorit, por studimet e mëpastajme e kanë mohuar këtë mundësi. Objekti është bërë nga materiet e vjetra, të paktën 60 milionë vjet. Kjo i ka bërë disa shkencëtarë të thonë se copa përbën një pjesë të anijes kozmike të alienëve. Apo, mos është dora e Terminatorit?!

(Kosova Sot Online)