Astronauti paraqitet në plazhin Margejt

  • 21 August 2019 - 08:29
Astronauti paraqitet në plazhin Margejt

Qyteti britanik Margejt është një destinacion i preferuar për pushuesit, sidomos gjatë motit të mirë, por ata që janë rrezitur aty këtë fundjavë, të dielën në mëngjes, kanë mbetur të shtangur kur kanë parë një njeri të veshur me rroba të astronautëve, duke dalë nga uji dhe duke ecur në drejtim të plazhit. Pasi që pushuesve përfundimisht iu kaloi habia, ata filluan që të kërkonin fotoaparatet dhe celularët e tyre, për të bërë foto.

Njeriu me rroba astronautësh ishte parë duke ecur nëpër pistën e shtruar në beton në “Marine Terrace”, derisa më pas përsëri ka hyrë në ujë dhe ka dalë jashtë. Misteri vetëm sa u bë edhe më i madh kur ai, më vonë, u pa afër një balone të madhe, të fryrë, ngjyrë të verdhë, e cila u paraqit në bregdet. Por, një radio lokale pretendon se e di të vërtetën për këtë ngjarje. Sipas saj, spektakli ishte pjesë e një videoje muzikore të bendit muzikor “Elephant”, e cila atë ditë ishte duke u xhiruar nga kompania “Loveday-Valentine”.  

(Kosova Sot Online)