Çfarë kishte zbuluar Antonio Fenoglio?

  • 31 gusht 2019 - 15:15
Çfarë kishte zbuluar  Antonio Fenoglio?

Gjykuar sipas Antonio Fenoglio-s, kur ai vizitoi Arkivat e Akademisë franceze të shkencave, kishte zbuluar një raport interesant, të dorëzuar aty. Mund të bëhet fjalë për rrëzimin më të vjetër, të dokumentuar, të një UFO-je. Apo, mund të jetë edhe një rast i udhëtimit në kohë.

Gjatë qershorit të vitit 1790, inspektori i policisë Liabeuf ishte dërguar nga Parisi në Alencon, për ta bërë një hetim të thuktë rreth një incidenti shqetësues, ku disa nga dëshmitarët që e kishin parë këtë incident, i takonin shtesës së lartë të shoqërisë. Në raport thuhet se, më 12 qershor të viti 1790, disa njerëz kishin parë një glob tepër të madh, i cili dukej të ishte i rrethuar nga zjarri.

Në fillim ata kishin menduar se ishte ndonjë balon që kishte marrë flakë, por shpejtësia e lëvizjes së tij i kishte bërë të mendonin dy herë. globi më pas ishte ngadalësuar, kishte bërë disa rrotullime dhe kishte filluar të lëshohej poshtë. Nxehtësia që lironte ai ishte aq e madhe, sa që bari dhe drunjtë poshtë tij kishin marrë flakë. Më pas, një njeri kishte dalë nga globi, me veshje të çuditshme dhe kishte thënë diçka në një gjuhë të pakuptueshme. Ai ishte zhdukur në mal, kurse globi kishte shpërthyer duke u djegur, por për fat pa e lënduar ndokënd. 

(Kosova Sot Online)