UFO-ja në protestat e Hong Kongut

  • 22 August 2019 - 08:15
UFO-ja në protestat e Hong Kongut

Një banor i Skocisë, i cili ishte duke shikuar lajmin e BBC-së rreth protestave prodemokratike në Hong Kong, vërejti diçka të çuditshme në qiellin e këtij qyteti kinez. Vincent Smith kishte mbetur i shtangur nga ajo që kishte parë në TV - një objekt të ndritshëm, i cili lëvizte ngadalë në qiellin e Hong Kongut.

Ai e incizoi këtë lajm TV. Edhe pse UFO-ja e Hong Kongut, sikur që ka filluar të quhet tani, i ishte afruar një ndërtese, duket se ajo nuk kishte aterruar mbi të. Edhe pse UFO-ja në fjalë duket të ketë lëvizur vertikalisht, është vështirë të caktohet drejtimi i saktë i saj. Kjo nuk është hera e parë që në incizime të ngjashme të shihen gjëra të pashpjegueshme, por shumica prej tyre më pas dalin të rreme. Deri tani, askush nuk e ka vënë në pyetje vërtetësinë e këtij incizimi. 

(Kosova Sot Online)