A është brendia e Hënës ende e ngrohtë?

  • 31 August 2019 - 08:50
A është brendia e Hënës ende e ngrohtë?

Dëshmitë e aktivitetit relativisht të ri vullkanik të Hënës mund të dëshmojnë për një brendësi të Hënës, që është ende e nxehtë. Shkencëtarët nga Universiteti shtetëror i Arizonës kanë ekzaminuar fotografitë e bëra nga anija kozmike që u soll rreth Hënës, ku është konstatuar pa dyshim se disa formacione shkëmbore të pazakonta në sipërfaqe të Hënës janë formuar nga rrjedhjet e llavës, deri “vetëm” 100 milionë vjet më parë.

Më parë ishte besuar se aktiviteti më i ri (fundit) vullkanik në Hënë kishte ndodhur gati një miliard vjet më parë. “Hëna ishte më aktive gjatë historisë së fundit sesa që mendohej më parë”, thotë shkencëtarja Sarah Braden. Ky zbulim paraqet një Hënë të ndryshme nga ajo që kemi paramenduar deri para pak kohe dhe sugjeron se nën sipërfaqen e saj mund të ketë ndodhur shumëçka më shumë.

(Kosova Sot Online)