Kompjuteri i kohës para erës së re

  • 02 September 2019 - 08:34
Kompjuteri i kohës para erës së re

Në fillim të shekullit të kaluar, zhytësit, në mesin e gjësendeve të ndryshme, nga deti kishin nxjerrë edhe një vegël jo të rëndomtë, të madhësisë së kutisë së këpucëve. Rrënojat ku ishin gjetur këto gjësende ishin të një anijeje të grekëve të lashtë, të shekullit I para erës së re.

humë kohë pas asaj gjetjeje askush nuk dinte se çka kishte shërbyer vegla e porsagjetur. Vetëm pas rreth 70 vjetësh, pasi që ishin bërë fotografime me rëntgen, ishte restauruar në tërësi aparatura dhe ishte zbuluar për çka kishte shërbyer ajo. Në fakt, pajisja e gjetur nuk ishte as më pak, e as më shumë, pos një astrolab, një vegël e cila përdoret nga astronomët për ta përcjellë lëvizjen e Diellit, Hënës dhe disa planetëve dhe për ta përcaktuar ekuinoksin.

Për nga kompleksiteti, kjo pajisje kishte strukturë të orës së dorës, e cila u zbulua vetëm 13 shekuj më vonë. Por, mekanizmi i kësaj pajisjeje është patentuar vetëm në shekullin XIX.

(Kosova Sot Online)