Walter Cronkite rrëfehet rreth UFO-ve

  • 02 September 2019 - 08:45
Walter Cronkite rrëfehet rreth UFO-ve

Në një deklaratë mbresëlënëse, Walter Cronkite ka bërë me dije se kishte parë një UFO duke e shkatërruar një raketë dhe duke ngrirë tërë personelin ushtarak. Walter Cronkite ishte spiker i lajmeve të rrjetit TV “CBS News” midis viteve 1962 dhe 1981.

Gjatë atyre dy dekadave, ai konsiderohej si njeriu më i besueshëm në Amerikë. Çkado që thoshte ai, njerëzit i besonin. A është i vërtetë edhe ky pohim i tij? Gjatë viteve 1950 ai ishte njëri nga gazetarët që ishin ftuar në një ishull të vogël të Paqësorit, për ta shikuar testimin e një rakete të re të forcave ajrore amerikane.

Ishte evidente se tërë ajo zonë ishte ndërtuar shpejt e shpejt, vetëm sa për ta bërë atë provë. Gazetarëve iu ishte thënë që ndaloheshin fotografitë dhe incizimet e çdo lloji. Kur u shkrep raketa, në qiell u duk një disk me diametër rreth 1,5 metra. Në atë moment disku kishte goditur raketën me një dritë të kaltër, e cila kishte goditur edhe një rojë dhe një qen. Raketa pasi që ishte ngrirë, kishte shpërthyer. Më pas disku u zhduk. Qeni dhe roja dukeshin mirë, por ata u morën për t’u kontrolluar.

(Kosova Sot Online)