Guri që pëshpërit

  • 03 September 2019 - 08:38
Guri që pëshpërit

J anë zbuluar dëshmi për atë që mund të jetë aktiviteti më i vjetër ritual. Zbulimi është bërë në Ngamiland, Bocuana. Arkeologët gjetën shpellën "Rhino", afër një guri i cili ngjante me kokën e një pitoni.

Guri kishte me qindra shenja, të bëra nga dora e njeriut. Për fiset lokale bushmene, guri njihet me emrin "Guri i cili pëshpëritë". Një gërmim përpara gurit në formë të kokës së pitonit, vuri në pah shumë gurë të vegjël, të cilët ishin përdorë për të bërë gjurmët në gur. Bashkë me këto vegla, ku disa prej tyre janë të vjetra rreth 70,000 vjet, u zbuluan edhe më shumë se 13,000 artefakte, duke përfshirë edhe disa maja të djegura të shtizës dhe disa gjësende të me gjasë janë përdorë për rituale.

Pitoni është figurë kyçe në mitologjinë e bushmenëve. Arkeologia kryesore Sheila Coulson po ashtu gjeti edhe një dhomë sekrete prapa gurit në formë të pitonit. Mendohet se shamani mund të jetë fshehur në atë dhomë. Kur ai fliste, dukej sikur zëri vinte nga koka e pitonit.

(Kosova Sot Online)