Mumiet misterioze

  • 03 September 2019 - 08:47
Mumiet misterioze

Një varrezë 4.000-vjeçare e njohur si Varreza e Lumit të Vogël, No. 5, e lokalizuar në shkretëtirën Taklimakan, në regjionin autonom kinez të Xinjiangut, në vete përmban disa enigma.

Kjo varrezë, bashkë me një shtrat të një lumi të shterur, ishin zbuluar nga një arkeolog suedez në vitin 1934, por më pas ato u lanë në harresë, derisa u rizbuluan tash së voni. Midis viteve 2003 dhe 2010 u nxorën rreth 200 mumie.

Ajo që habitë është se të gjitha ato kanë karakteristika evropiane (e jo lokale, kineze), me hundë të gjatë dhe flokë ngjyrë kafe. Analizat gjenetike tregojnë se ato përmbajnë markerë të përzier gjenetik evropian dhe siberian. Përpos kufomave, në varre kishte edhe gjësende personale të të vdekurve. Pa marrë parasysh se kush ishin këta njerëz, ata kishin jetuar me gjasë në një ambient më miqësor sesa që është ai i shkretëtirës së tashme.

(Kosova Sot Online)