Ufo-t që ndërronin formën

  • 04 September 2019 - 08:45
Ufo-t që ndërronin formën

Dëshmitarët në Holiuk, Masaçusets, kanë raportuar se kanë parë dhe xhiruar një seri të UFO-ve që ndërronin formën, e të cilët lëviznin në drejtime të ndryshme, për më shumë se tri orë, duke filluar nga ora 7:30 e mëngjesit të datës 14 tetor, 2014.

“Isha jashtë, në verandë, me të dashurin, duke pirë duhan, kur pamë një rend të dritave të forta, të bardha, në qiell”, thotë njëra nga dëshmitaret. Ajo thotë se ngjyra e objekteve ndryshonte. Nga e bardha, dritat bëheshin të kuqe dhe të kaltra. Objektet që ishin duke bërë fluturime të drejta, përnjëherë bënin kthesa të mëdha, në formë të shkronjës U.

Më pas, ato vazhdonin të lëviznin në formë të numrit 8. Një dëshmitar tjetër thotë se, së pari e pa një objekt duke lëvizur mbi shtëpinë e tij, për të parë më pas në qiell një varg objektesh të tjera.

(Kosova Sot Online)