Peshkatari nga Singapori zë një krijesë “aliene”

  • 04 September 2019 - 09:00
Peshkatari nga Singapori zë një krijesë “aliene”

Fotografitë e një krijese bizare, të peshkuar afër ishullit Sentosa, janë publikuar online dhe kanë ngjallur interesim të madh. 54-vjeçari Ong Han Boon kishte dalë për peshkim kur hasi në këtë krijesë kaq të çuditshme, sa që në fillim mendoi se kishte zënë ndonjë alien. “Kur e nxora këtë krijesë nga uji, mbeta i shtangur nga ajo që shihja”, thotë ai.

Boon tregon se ka parë shumë gjëra të çuditshme të cilat i ka nxjerrë nga oqeani, por kurrë deri tani nuk ka parë diçka të këtillë. Me anë të një video-kamere, Boon bëri edhe disa incizime të krijesës misterioze, e cila ngjan me një lëmsh të madh të “këmbënofullave”, që lëviznin andej-këndej, pa ndonjë rregull.

“Nëse nuk është alien, kjo krijesë duhet të jetë një mutant i ndonjë krijese të detit, gjë që nuk do të më habiste, duke pasur parasysh ndotjen e madhe që i bëhet ujit këtyre ditëve”, thotë Boon.

(Kosova Sot Online)