Kërkesa e sëmurë e një krimineli

  • 05 September 2019 - 09:15
Kërkesa e sëmurë e një krimineli

Doug Stephener, një pedofil kanibal që është dënuar me vdekje në Teksas, i ka tmerruar të gjithë me kërkesën e tij për ushqimin e fundit. Sikur që dihet, të dënuarve me vdekje në SHBA iu servohet shujta e fundit, me ç’rast ata mund të zgjedhin çka të duan.

Krimineli Doug tregoi edhe një herë se e meritonte dënimin me vdekje, pasi që për ushqim të fundit kërkoi një... djalë të vogël. Krimineli i cili javën që vjen do të mbytet me një injeksion vdekjeprurës, ka specifikuar edhe më tej kërkesën e tij, duke thënë se fëmijën, që ka ndërmend ta hajë, nuk e do më të vjetër se 8 vjet dhe ka thënë që ai të mos jetë me origjinë nga Azia.

Mendohet se Departamenti i burgjeve është i obliguar që t’ia plotësojë këtë dëshirë atij, sado bizare dhe e panjerëzishme që është ajo. Prandaj, ka të ngjarë që ky departament do të detyrohet ta blejë ndonjë kufomë fëmije, për ta kënaqur apetitin e sëmurë të Doug-ut. Shpesh na bëjnë përshtypje kërkesat për heqjen e dënimit me vdekje, por në këtë rast, ai është më se i qëlluar.

(Kosova Sot Online)