Zhdukja misterioze e Felix Moncla-s

  • 05 September 2019 - 15:21
Zhdukja misterioze e Felix Moncla-s

Togeri i kategorisë së parë Lieutenant Felix Eugene Moncla, Jr. ishte një oficer i Forcave ajrore të SHBA-së, i cili u zhduk në mënyrë të mistershme derisa ishte në ndjekje të një UFO-je mbi Lejk Superior, në vitin 1953. Ky incident ndonjëherë quhet edhe me emrin: Incidenti Kinross, sipas bazës ajrore “Kinross” , ku Moncla ishte duke punuar në momentin kur u zhduk. Forcat ajrore të SHBA-së kishin njoftuar se avioni i Moncla-s ishte rrëzuar dhe se objekti “i panjohur”, UFO-ja demek, ishte në të vërtetë një avion i Forcave ajrore kanadeze (RCAF). Por, në shumë raste, RCAF kishte mohuar përfshirjen e ndonjërit prej avionëve të saj në këtë incident. Çka ndodhi më 23 nëntor 1953? Në mbrëmjen e 23 nëntorit të vitit 1953, Qendra tokësore e regjistrimit të operatorëve radarë në Sault Ste. Marie, Miçigan, kishte identifikuar një objekt jo të rëndomtë afër vendit So Loks. Një avion “F-89C Scorpion” nga Baza ajrore “Kinross” me shpejtësi ishte dërguar që të shihte se për çka ishte fjala. “Scorpion”-in e drejtonte togeri i kategorisë së parë, Moncla, derisa togeri i rangut të dytë, Robert L. Wilson e luante rolin e operatorit të radarit për “Scorpion”-in. Kishte probleme Wilson kishte problem me gjetjen e objektit në radarin e “Scorpion”-it, kështu që radari në tokë (ku saktësisht”) i jepnin Moncla-s udhëzime se ku gjendej objekti.

Duke fluturuar me një shpejtësi prej rreth 800 km/h, thuhet se Moncla i ishte afruar tepër shumë fluturakes në një lartësi prej 200 metrash. Më pas dy fluturaket u bashkuan dhe që të dyja u zhdukën. Kontrolli i radarit në tokë në fillim shihte dy “pika”, avionin dhe fluturaken misterioze. Më pas ata panë se dy pikat i afroheshin gjithnjë e më shumë njëra-tjetrës, derisa u bashkuan. Më pas, në ekran u paraqitën përsëri dy pika. Ekspertët kishin frikë se dy fluturaket ishin ndeshur midis veti. Por, shumë shpejt në ekran nuk u pa më asnjë shenjë. Ishin bërë përpjekje për të vënë kontakt me Moncla-n me anë të radios, por çdo gjë ishte e pasuksesshme. Shumë shpejt filloi një operacion kërkimi, por as ai nuk gjeti as nam, e as nishan nga avioni, apo edhe pilotët. 

(Kosova Sot Online)