Bota e alienëve ekziston, mirëpo largësia e pamundëson kontaktin

  • 06 September 2019 - 09:15
Bota e alienëve ekziston, mirëpo largësia e pamundëson kontaktin

S ipas një studimi të bërë kohëve të fundit, është vërtetuar që në Rrugën e Qumështit gjenden rreth 3.000 civilizime të jashtëtokësorëve, mirëpo distancat e largëta në mes tyre e bëjnë shumë të vështirë komunikimin, për të mos thënë të pamundur.

Të dhënat e mbledhura nga teleskopi i NASA-s, Kepler-i, përveç tokës në galaksinë tonë gjenden edhe 40 miliardë vende, ku mund të ketë kushte për jetesë. Për më tepër, shkencëtarët që janë marrë me këtë studim kanë thënë që për çdo vit, galaksisë i shtohet edhe një botë e re, me kushte të përshtatshme për jetesë.

Drita udhëton me një shpejtësi prej 300.000 kilometrash për sekondë, mirëpo një sinjali do t’i nevojiteshin 4 vite për të mbërritur në sistemin më të afërt, në ‘Alpha Centauri’, si dhe rreth 100.000 vite për të udhëtuar nga njëri cep në cepin tjetër të galaksisë.

(Kosova Sot Online)