Tito dhe “Udba” e kanë fshehur kufomën e një alieni?

  • 08 September 2019 - 08:17
Tito dhe “Udba” e kanë fshehur kufomën e një alieni?

Edhe në ish-Jugosllavi kishte ngjarje, të cilat do të mund të klasifikoheshin si “X-files”. P.sh. në vitin 1966 ishte rrëzuar një anije kozmike në fshatin Otoçec ob Krki në Slloveni. Tanimë janë bërë publike incizimet ku shihet obduksioni i një alieni në RSFJ. Pas këtyre incizimeve dhe fotografive, pyetja logjike që shtrohej ishte a ishin ato autentike.

Autopsinë e kishin bërë kirurgu Andrej Zoboli dhe patologët Nikola Juliq dhe Zoran Federiq, ku tërë procedura ishte incizuar. 

Fotografitë e autopsisë i ka ruajtur nipi i njërit prej mjekëve. Thuhet se trupin e alienim e kishte parë edhe vet Tito, i cili kishte urdhëruar “Udba”-n që kjo informatë assesi të mos bëhej publike.

Hetimet e bëra tregojnë megjithatë se mjeku slloven me emrin Andrej Zobola nuk ka ekzistuar kurrë, por ishte një mjek italian, me emrin Andrea Zoboli, ai që kishte bërë autopsinë. Ec e merre vesh.

(Kosova Sot Online)