Pesë fëmijë dhe një UFO në Spanjë

  • 08 September 2019 - 08:42
Pesë fëmijë dhe një UFO në Spanjë

Më 15 mars të vitit 1979, pesë fëmijë spanjollë, Paquita Castillo Álvarez, 7, Antonio Castillo Parra, 7 vjet e gjysmë, José Jiménez Martínez, 7, Soledad Valderas Gutierrez, 7 vjeçe, si dhe një vajzë katër vjeçe, emri i së cilës nuk dihet, ishin duke lozur te pemët e ullinjve, afër mëhallës ku jetonin.

Ata ishin të përfshirë në lojë, kur e vërejtën një fenomen të çuditshëm. Ata në fakt panë një objekt oval dhe të kuq all, të rrethuar me drita të verdha. Sipas dëshmitarëve, ky fenomen objekti herë i afrohej tokës, e herë shkonte lart në ajër.

Kur i afroheshin shpezët këtij objekti, ato merrnin ngjyrë të kuqe. Pas disa minutash, fëmijët ikën të frikësuar dhe shkuan në shtëpi, duke iu treguar prindërve se çka kishin parë. Nuk dihet ende sesi erdhi deri te zhdukja e objektit, meqë fëmijët nuk kishin qëndruar deri në fund duke e shikuar atë. 

(Kosova Sot Online)