Njeriu shihet duke fluturuar në 1000 metra lartësi

  • 10 September 2019 - 09:30
Njeriu shihet duke fluturuar në 1000 metra lartësi

Pilotët e avionit “Airbus 320” kishin mbetur të shastisur pasi që, derisa ishin duke lëshuar avionin, panë një njeri duke fluturuar. Ata gjendeshin në një lartësi prej rreth 1000 metrash.

Njeriu fluturues i ishte afruar avionit deri në një largësi prej 100 metrash. Njeriu, të cilin e kishin parë të dy pilotët, nuk dukej të ishte i lidhur me ndonjë litar, apo të kishte ndonjë pajisje e cila do t’i ndihmonte atij që të qëndronte në ajër.

Në radarë nuk ishte parë asgjë e çuditshme dhe hetimet e mëpastajme treguan se nuk kishte pasur në atë zonë asnjë aktivitet të paraglajdistëve, parashutistëve apo balonistëve. Në një raport zyrtar, të publikuar të premten, thuhet se incidenti u konsiderua ‘frustrues’ dhe për të nuk ishte gjetur asnjë shpjegim. “Ky është një mister i pashpjegueshëm”, thotë eksperti i aviacionit, Chris Yates.

(Kosova Sot Online)