Rastet më ekstreme të pushtimit të shtëpive nga djajtë

  • 10 September 2019 - 15:34
Rastet më ekstreme të pushtimit të shtëpive nga djajtë

Bëhet fjalë për një argëtim ekstrem. Falë teknologjive të përparuara dhe pajisjeve më të reja, këto shtëpi ta fusin frikën në palcë, edhe pse, në fakt, nuk janë të pushtuara nga djajtë

5. “Cutting Edge” – Texas

Kjo shtëpi e mban rekordin botëror të Guinness-it si shtëpia më e madhe, e pushtuar. Ajo është përshtatur nga një dyqan ku prehej dhe paketohej mishi. Pajisjet e prerjes së mishit ende janë ruajtur. Elementet realiste të “Cutting Edge” janë ato që e bëjnë atë aq të frikshme. Makinat e mishit tani nuk copëtojnë mish, por trupa njerëzish, për fat, të rremë.

 

4. “Blackout” – Nju Jork dhe Los Anxhelos

Shtëpia e pushtuar “Blackout” është bërë aq e popullarizuar në Nju Jork dhe Los Anxhelos, sa që tani planifikohet që të hapet një e tillë edhe në Çikago. Ngjarjet në shtëpinë e pushtuar janë çdo vit të ndryshme, duke u përkujdesur që shtëpia të mbetet në tërësi e paparashikueshme dhe tepër e frikshme. Duhet të jesh më i madh se 18 vjet për të hyrë këtu. Gjatë viteve të kaluara ka pasur raste kur vizitorët janë lënë në errësirë dhe heshtje për një kohë të gjatë. Atyre u gjuheshin gjësende të panjohura në kokë. Ata duhej të bënin çka t’u thoshin dhe nuk guxonin të flisnin pa leje.

 

3. Azili “Pennhurst” – Pensilvani

Tmerrin kjo shtëpi e merr nga e kaluara. Në vitin 1908 ajo ishte hapur si azil për të sëmurët mendorë dhe të paaftët fizikë. Aty kishte pasur keqtrajtime të mëdha të të sëmurëve. Meqë, me urdhër të shtetit, azili u mbyll në vitin 1968, që nga ajo kohë ndërtesa ka vazhduar që të shkatërrohet, me një pjesë të madhe të gjësendeve personale të pacientëve në të. Ka pasur shumë raportime të “takimeve” me fantazma në këtë shtëpi. Kjo ka bërë që një grup njerëzish ta hapin atë si atraksion turistik. Azili “Pennhurst” tani është atraksion i preferuar në Pensilvani.

 

2. Çifligu “McKamey – San Diego

Vizitorët duhet të jenë më të rritur se 21 vjeç, duhet para se të hyjnë që ta nënshkruajnë një dokument se nuk do të ngrehin padi, si dhe lejohen që të hyjnë maksimalisht dy persona përnjëherë. Përjetimi që ofrohet këtu quhet “përjetimi i filmit tënd të tmerrit”. Kjo përvojë mund të zgjasë nga 4-7 orë, gjatë së cilës kohë aktorët ju kapin, ua fusin kokën në thes dhe ju mbulojnë me gjak artificial. Mënyra e vetme që të dilni jashtë, është që të luteni sinqerisht.

 

1. “The Cult” – Nju HemshajërNë ueb sajtin e kësaj shtëpie thuhet se vizitorët kanë takim me kafshë të gjalla, do të kenë kontakte ekstreme fizike, si dhe do të jenë dëshmitarë të dhunës ekstreme. Kreatori i saj, Lance Davis, thotë se kjo nuk është shtëpi për gjithkënd, por vetëm për ata që duan t’i testojnë kufijtë e frikës së tyre. Në një dhomë është një grua e cila ju shërben me çaj, por më pas ju gjuan me kacabunj, disa prej të cilëve ua futë edhe në gojë. Kur ta nënshkruani dokumentin se nuk do të ngritni padi, ju informoheni edhe me pjesën më të madhe të skenarëve që mund t’ju presin.

(Kosova Sot Online)