Edhe Nasa ka incizuar alienët?!

  • 11 September 2019 - 08:36
Edhe Nasa ka incizuar alienët?!

Agjencia hapësinore amerikane (NASA) ka publikuar videon, ku shihet rregullimi i Stacionit hapësinor ndërkombëtar, më 7 tetor. Çdo gjë do të ishte në rregull, sikur në këtë incizim të mos shihej – një UFO e vërtetë.

Të paktën, kështu thonë entuziastët e UFO-ve. Mbështetësit e teorive të konspiracionit besojnë se bëhet fjalë për ndonjë anije kozmike me alienë. Përndryshe, objekti në fjalë vërehet për rreth 2 minuta.

Në anën tjetër, ekspertët e NASAs, si gjithmonë skeptikë rreth mundësisë së ekzistimit të jashtëtokësorëve, thonë se në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një reflektim jo të rëndomtë të dritës nga vetë qendra ndërkombëtare hapësinore.

(Kosova Sot Online)