Hotelet më të pushtuara në botë, përgatiten për natën e shtrigave

  • 13 September 2019 - 15:08
Hotelet më të pushtuara në botë, përgatiten për natën e shtrigave

Kjo periudhë e vitit shënon një ngjarje, gjatë së cilës tash e një kohë të gjatë organizohen evenimente të ndryshme. Bëhet fjalë për ngjarjen e natës së 31 tetorit, që ndryshe njihet si Nata e Shtrigave, festa në të cilën njerëzit mblidhen të maskuar, me qëllimin e vetëm për t’i frikësuar të tjerët dhe për t’u frikësuar edhe vetë. Gjithsesi, vendet më të përshtatshme për organizimin e ceremonive të tilla janë hotelet e pushtuara nga shpirtrat, e disa prej këtyre hoteleve i kemi përzgjedhur më poshtë.

Hoteli “Langham”, Londër Hoteli elegant në Londër është hapur në vitin 1865, si dhe është vizituar nga njerëz të famshëm të epokave të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe Mark Twain e Oscar Wilde. Hoteli i periudhës viktoriane krenohet me fantazmat, të cilat herë pas here shfaqen në hotel.

Hoteli është i pushtuar nga fantazma e një doktori gjerman, i cili kishte bërë vetëvrasje, pasi që kishte vrarë bashkëshorten e tij në muajin e mjaltit si dhe nga një ushtar i cili kishte kërcyer nga ballkoni për ta vrarë vetën. Në ueb-faqen e hotelit thuhet: “Në vitin 1973, një moderator i BBC-së është zgjuar në mes të natës për të parë një top të madh dritëlëshues, i cili më pas kishte marrë formën e një burri të veshur me rroba nate të periudhës viktoriane”. “Queen Mary”, Kaliforni Anija “Queen Mary” në një kohë ka qenë anija për transportimin e njerëzve më e madhe në botë, ndërsa tani është vendosur në plazhin “Long Beach” të Kalifornisë për të mos lëvizur më kurrë, që prej vitit 1967.

Fantazmat e dy pasagjerëve, të cilët ishin mbytur në pishinë, tani kanë pushtuar këto pishina ndërsa një burrë i veshur me rroba elegante të viteve të 1930-a thuhet të jetë parë në suitat e klasës së parë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 300 burrat që kanë qenë në ekuipazhin e anijes ishin mbytur, ndërsa zërat e tyre mund të dëgjohen edhe sot përbrenda anijes së shndërruar në një vend atraktiv turizmi. Hoteli “Banff Springs”, Kanada Kështjella në Kanada, e cila gjendet në qendër të Parkut Nacional “Banff”, e që është edhe e mbrojtur nga Unesco, është vizituar nga mysafirë të shumtë për plot 125 vite.

Hoteli vizitohet përgjatë gjithë vitit, pasi që gjatë verës mund të luhet golf në hapësirat përreth, ndërsa gjatë dimrit hapësirat janë të përshtatshme për skijim. Megjithatë, para shumë kohësh, një nuse aksidentalisht kishte prekur zjarrin e shkallëve me fustanin e saj të nusërisë, për t’u djegur e gjallë, e që prej asaj kohe, mysafirë të shumtë kanë thënë që e kanë parë nusen teksa sorollatej nëpër hotel. Hoteli “Stanley”, Kolorado Përveç mysafirëve të shumtë që i ka pranuar që prej hapjes së tij në vitin 1909, në mesin e të cilëve edhe të mbijetuarit e “Titanic”-ut, Margaret Brown dhe Theodore Roosevelt, hoteli ‘Stanley’ në Kolorado të Shteteve të Bashkuara është i njohur edhe për fantazmat e shumta, të cilat e kanë pushtuar hotelin. Hoteli kryesisht është i pushtuar nga fantazmat e fëmijëve, njërin prej të cilëve e kishte parë edhe një mbret që ishte akomoduar në hotel.

Çdo vit, hoteli organizon një lloj feste në nder të fantazmave, ndërsa në “paketën festive”, përveç organizimeve të shumta, mysafirëve u ofrohet mundësia ta kalojnë natën në dhomën e pushtuar në katin e katërt.

(Kosova Sot Online)