Ngritet alarmi: Asteroid prej 370 metrash po i afrohet tokës

  • 14 September 2019 - 14:42
Ngritet alarmi: Asteroid prej 370 metrash po i afrohet tokës

Një asteroid prej 370 metrash do të kalojë pranë Tokës.

Një asteroid me gjatësi 370 metra do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej rreth pesë milionë kilometrash, sipas një eksperti të agjencisë hapësinore europiane, ESA.

”Asteroidi do të jetë i dukshëm nga Toka, por nuk përbën kërcënim për njerëzit’’, theksoi Detlef Koschny i agjencisë ESA, një organizatë që përfshin 22 shtete anëtare të BE-së, pjesë e eksplorimit të hapësirës.

“Asteroidet që fluturojnë brenda orbitës hënore deri në 400 000 kilometra larg Tokës të rëndësishëm për ne,” tha Koschny duke shtuar se asteroidet me një rrugë më të largët fluturimi nuk duhet të monitorohen nga ESA.

Ajo që është e pazakontë për asteroidin në fjalë është madhësia e tij.

Nga 880 asteroide të vlerësuara nga agjencia, ai është një nga 20 më të mëdhenjtë për nga diametri.

“Njerëzit do të jenë në gjendje të shohin asteroidin me një teleskop standard gjatë fundjavës”, tha Koschny.

(Kosova Sot Online)