Tregimet e tmerrshme të fantazmave femra

  • 14 September 2019 - 14:44
Tregimet e tmerrshme të fantazmave femra

Besoni ose jo, tregimet për fantazmat e këtyre femrave vazhdojnë të jenë gjallë, ndonëse kanë kaluar shumë vjet që prej vdekjes së tyre. Pa marrë parasysh se a kanë lindur në folklor apo janë pjesë e historive tragjike, secila nga këto femra e ka nga një tregim.

1. Anne Boleyn Pasi që Mbreti Henry i tetë ishte ndarë nga bashkëshortja e tij e parë, ai ishte martuar me Boleyn-in, duke bërë që ajo në vitin 1533 të bëhet Mbretëreshë e Anglisë. Megjithatë, qëndrimi në fron nuk kishte zgjatur shumë për të, pasi që dështimi për të lindur një djalë për trashëgimtar kishte bërë që bashkëshorti i saj, i cili deri në atë kohë e donte pa masë, të kthehej kundër saj, duke e dënuar me varje në 19 maj të vitit 1536. Që prej asaj kohe, fantazma e saj është paraqitur shumë shpesh dhe atë jo vetëm në vendin e ekzekutimit, mirëpo edhe në shumë vende përreth.

 

2. Maria e përgjakshme Nëse guxoni ta thërrisni para pasqyrës dhe e thirrni emrin e saj tri herë, atëherë ajo do të paraqitet. Folklori rrëfen tregime të ndryshme, duke thënë që ajo ka qenë shtrigë, e nganjëherë thuhet që ajo është vrarë nga një i huaj. Ka edhe të atillë që pretendojnë që fantazma e kësaj gruaje, e cila shfaqet shpesh nëpër vende të ndryshme, të jetë e Marisë së Parë, Mbretëreshës së Anglisë.

3. Murgesha pa kokë Thuhet që fantazma e kësaj murgeshe bredh e vetme nëpër Kanada në kërkim të kokës së saj të humbur. Tregimi për të thotë që kjo murgeshë ka qenë në mesin e shumë femrave franceze që kishin udhëtuar nga Franca për në Kanadaja në fillim të viteve të 1700-a, mirëpo për fatin e saj të keq ajo ishte ndeshur me një grup detarësh, të cilët ia kishin hequr kokën. Thuhet se ajo ende vazhdon ta kërkojë kokën për ta kompletuar veten.

4. Zonjusha me veshje të bardha Ka shumë fantazma anembanë botës, të cilat njihen si "Zonjusha me të Bardha". Në Anglinë e mesjetës, kjo fantazmë besohej që iu paraqitej njerëzve si shenjë që vdekja e tyre po afrohej. Në Maltë thuhet që kjo është fantazma e një vajze, e cila kishte kërcyer nga ballkoni për t'u vetëvrarë. Në Portugali e Filipine besohet që vajza kishte vdekur në aksident rrugor, megjithatë fantazma e kësaj zonjushe e veshur në të bardha vazhdon t'i terrorizojë vendet e ndryshme të botës.

5. Zonjusha me fustan të kaltër Thuhet që kafeneja "Moss Beach Distillery" në Kaliforni është shtëpia e një fantazme të veshur me fustan të kaltër. Rrëfimi për të thotë që ajo ka qenë një vajzë që ka punuar në këtë kafene, e cila ishte dashuruar me një djalosh tërheqës që luante në piano në kafenenë ku ajo punonte. Një natë, kur çifti kishte dalë për të shëtitur në plazh, zonjusha ishte sulmuar për vdekje, mirëpo punëtorët e kafenesë pretendojnë që fantazma e saj mund të shihet herë pas here në kafene.

6. Jenny e djegur Tregimi për Jenny-n është një nga tregimet më të tmerrshme të fantazmave. Jenny përshkruhet të ketë qenë një vajzë e urtë, mirëpo që kishte pasur një fund tragjik, pasi që, kur iu kishte afruar zjarrit për t'u ngrohur, ajo kishte marrë flakë dhe duke u larguar, ishte rrëzuar në hekurudhën e trenit kur edhe ishte shkelur për vdekje. Që prej asaj kohe, në vendin ku ajo kishte ndërruar jetë mund të dëgjohen zëra të tmerrshëm.

(Kosova Sot Online)