Si u vjen era kometave?

  • 15 September 2019 - 08:31
Si u vjen era kometave?

Sonda evropiane hapësinore “Rosetta” i ka zbuluar disa përbërës kimikë të kometës, të cilët në Tokë do të jepnin një erë tepër të padurueshme, ka bërë me dije Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA). Instrumentet e sondës kanë zbuluar se kometa 67P/ChurjumovGerasimenko posedon molekula të amoniakut, metanit, sulfatit të hidrogjenit, cianidit të hidrogjenit dhe formaldehidit.

“Nëse do të donit t’ia ndienit erën ndonjë komete, atëherë do të mbeteshit të zhgënjyer, meqë atyre iu vjen era vezë të prishura, urinë, alkool të lirë dhe bajame të prishura”, thuhet në ueb-sajtin e asaj agjencie. Agjencia kishte lansuar misionin “Rosetta 2” në mars të vitit 2004, ku fluturakja arriti deri te kometa dhjetë vjet më vonë, më 6 gusht të vitit 2014.

(Kosova Sot Online)