Djaloshi që shihte pa sy!

  • 15 shtator 2019 - 08:56
Djaloshi që shihte pa sy!

P asi që sytë e tij ishin sëmurë nga kanceri, Ben Underwood kishte mbetur pa të dy sytë në moshën 3-vjeçare. Ai e kishte mësuar veten që t’i lokalizonte objektet duke bërë një zë me gjuhë dhe duke i përdorë jehonat e zërit për ta ditur se çka kishte përpara.

Ai filloi që ta përdorte këtë teknikë që në moshën 3- vjeçare, e më pas erdhi duke e përsosur atë aq mirë, saqë ishte në gjendje të thoshte se a kishte përpara ndonjë objekt të drunjtë, të hekurt, apo ndonjë qenie tjetër njerëzore. Meqë në vend të syve ai ka dy proteza, ata që nuk e njihnin nuk vërenin menjëherë se ai është i verbër. Ben kurrë nuk kishte përdorë ndonjë shkop të bardhë, apo qen udhëheqës.

Pasi që teknika e tij kishte ngjallur interesim të madh, ai filloi që të ftohej në shumë emisione TV. Personi më i rëndësishëm që i kishte ndihmuar atij ta zhvillonte këtë teknikë, ishte nëna e tij, e cila i thoshte: “Emri yt është Benjamin Underwood dhe ti mund të bësh gjithçka”.

Ben kishte një talent të rrallë që t’i kuptonte të tjerët, kështu që menjëherë e dinte se a ishte pranuar, apo refuzuar nga ndonjë person tjetër. Për fat të keq, atij iu kthye kanceri në vitin 2007 dhe vdiq një javë para se t’i mbushte të shtatëmbëdhjetat.

(Kosova Sot Online)