Rrëfimi rrëqethës i shkencëtarit në prag të vdekjes

  • 15 September 2019 - 16:57
Rrëfimi rrëqethës i shkencëtarit në prag të vdekjes

Boyd Bushman ishte një shkencëtar i lartë në pension. Ai kishte një karrierë impresive prej dyzet vjetësh, ku kishte bërë shumë patentime derisa punonte për kontraktorët e mbrojtjes, “Hughes Aircraft”, “General Dynamics”, “Texas Instruments” dhe “Lockheed Martin”. Në video-incizimin e tij të fundit, të bërë pak kohë para vdekjes, ai i jep disa nga dëshmitë më bindëse rreth ekzistimit të alienëve.

Por, kjo nuk do të ishte hera e parë që individë me poste të larta të flisnin rreth kësaj teme. Deklaratat e bëra nga ta duket se konfirmojnë të gjitha të dhënat zyrtare rreth UFO-ve, të cilat tanimë janë bërë publike. Me dhjetëra qeveri nga e mbarë bota tanimë kanë pranuar ekzistimin e alienëve.

Rreth alienëve Bushman me këtë rast ofroi fotografi të alienëve, për të cilët ai thotë jo vetëm se i kishte parë, por edhe kishte biseduar me ta. Sipas tij, alienët kishin një gjatësi rreth një metër e gjysmë dhe jetonin disa qindra vjet. Alienët i kishin treguar Bushmanit se ekzistojnë dy “lloje” të krijesave jashtëtokësore, të përshkruar si “grindavecë” dhe “vjedhës”.

Të parët u ndihmojnë njerëzve, derisa të dytët nuk janë aq miqësorë. Adresimi i kontroverseve Faqja e Boyd-it në Wikipedia nuk e ka nivelin e lartë të besueshmërisë. Arsyeja e kësaj ka të bëjë me atë se nuk përmenden burimet e sakta të informatave të dhëna. Kontroversa duket se ka të bëjë me përfshirjen e Boyd-it në “Lockheed Martin”.  

Sa iu përket vetë pohimeve të Bushman-it, në foto mund të shihen planet e para për një anije kozmike, të cilën e kanë bërë Boyd dhe “Lockheed Martin”. Sikur që thamë, kjo nuk është dëshmia e parë e zyrtarëve të lartë që flasin rreth ekzistimit të UFO-ve. Ish-astronauti i NASA-s dhe profesori i fizikës në “Princeton”, Brian O’Leary, po ashtu ka folur rreth UFO-ve dhe alienëve, gjë që mund ta sqarojë atë për çka flet Boyd.

Rrëfimi rrëqethës i shkencëtarit në prag të vdekjes Pak kohë para se të vdiste, Boyd Bushman pranoi që ta bënte një deklaratë të incizuar rreth përvojave të tij me arenë 51, UFO-t, alien-ët... “Ne tanimë e kemi teknologjinë që të udhëtojmë midis yjeve, por këto teknologji janë të ngujuara në projekte ‘të zeza’... çdo gjë që mund t’ju shkojë ndërmend, ne tanimë dimë si ta bëjmë” – Ben Rich, ish-kryesues i “Lockheed Skunk Works”.

“Natyra kurrë nuk e përdor gjuhën angleze. Ajo nuk flet në asnjë gjuhë, por në të njëjtën kohë ajo na flet vazhdimisht. Çështja kyçe është që ta zbulojmë se çka na thotë” - Boyd Bushman, ish-shkencëtar kërkimor.

(Kosova Sot Online)