A ishte Qefini i Torinos një mbështjellëse mesjetare?

  • 17 September 2019 - 08:24
A ishte Qefini i Torinos një mbështjellëse mesjetare?

Një shkencëtar britanik ka thënë se relikti i njohur me emrin Qefini i Torinos nuk daton nga koha e Krishtit. Qefini i famshëm, për të cilin shumë njerëz besojnë se ishte qefini i Krishtit, ka qenë subjekt debatesh me vite të tëra.

Analizat me karbon radioaktiv kanë bërë të ditur se qefini në fjalë daton nga mesjeta, e jo nga koha e Krishtit, por ka pasur edhe studime të tjera, të cilat e kanë vënë në pyetje këtë konstatim. Me miliona njerëz vazhdojnë të besojnë se në atë qefin gjenden gjurmët e pamjes së Krishtit.

Shkencëtari britanik, Charles Freeman, thotë se qefini me të vërtetë i takon kohës së mesjetës, por ai nuk ishte bërë me qëllim të mashtrimit. Sipas tij, qefini thjesht ishte pjesë e skenarit të teatrit, në ndonjë ceremoni të atëhershme që bëheshin për Pashkët. Përfundimet e Freeman-it bazohen në të dhëna historike. Ai thotë se ky qefin ka ndryshuar me kalimin e kohës. Ai kishte pamje tjetër në shekujt XVI dhe XVII, krahasuar me pamjen që ka sot.

(Kosova Sot Online)