Sekretet antike të qëndrimit pezull

  • 17 September 2019 - 17:55
Sekretet antike të qëndrimit pezull

A kanë poseduar civilizimet antike njohuri, të cilat më pas janë humbur? A bën pjesë këtu edhe mjeshtëria e qëndrimit pezull në ajër?  

Një mjek suedez, Dr. Jarl, studionte në Oksford. Gjatë studimeve ai krijoi miqësi me një student të ri tibetian. Disa vjet më vonë, më saktësisht në vitin 1939, Dr. Jarl mori një letër nga miku i tij tibetian, i cili e ftonte urgjentisht për ta mjekuar një Lama (prift budist) të lartë.



Sekreti i livadhit të pjerrët

Pasi që arriti atje, një ditë miku e çoi në një vend në afërsi të manastirit, ku ia tregoi një livadh të pjerrët, i cili në veriperëndim rrethohej nga shkëmbinj të lartë. Në njërin nga shkëmbinjtë, në lartësi prej rreth 250 metrash, gjendej një vrimë e madhe, e cila dukej si hyrje në një shpellë.

Përpara kësaj vrime gjendej një platformë në të cilën murgjit ishin duke ndërtuar një mur nga gurët. Qasja e vetme në këtë platformë ishte nga maja e shkëmbit dhe murgjit lëshoheshin poshtë me litarë. Në mes të livadhit, rreth 250 metra larg shkëmbit, gjendej një pllakë e lëmuar guri, me një thellim në formë të rrumbullakët në qendër. Thellimi kishte një diametër rreth 1 metër dhe një thellësi rreth 15 centimetra. Një bllok guri ishte duke u futur në këtë shpellë nga qetë e egër.

Blloku ishte një metër i gjerë dhe një metër e gjysmë i gjatë. Më pas, 19 instrumente muzikore ishin vendosur në një hark prej 90 shkallësh në një distancë prej 63 metrash nga pllaka e gurtë. Rrezja prej 63 metrash ishte matur me saktësi. Instrumentet muzikore përbëheshin nga 13 daulle dhe 6 bori.

Koncerti magjik

Prapa çdo instrumenti gjendej nga një rresht murgjish. Kur guri ishte në pozicion, murgu që qëndronte prapa daulles së vogël dha shenjën për fillimin e koncertit. Daullja e vogël kishte një zë tepër të mprehtë dhe mund të dëgjohej edhe derisa instrumentet e tjera bënin një zhurmë të hatashme. Të gjithë murgjit këndonin dhe luteshin, duke e rritur ngadalë tempin e kësaj zhurme.

I pari

Dr. Jarl kishte dëgjuar edhe më parë për teknikën e "vërtitjes" së gurëve. Për këtë kishin folur emra të njohur, si Linaver, Spalding dhe Huc, por asnjëri nga ta kurrë nuk e kishte parë një gjë të tillë. Kështu, Dr. Jarl ishte i huaji i parë që e pa një gjë të tillë. A ka mundësi që edhe gurët tepër të mëdhenj të piramidave të jenë ngritur lart në këtë mënyrë?


Gjatë katër minutave të parë nuk ndodhi asgjë, e më pas, derisa rritej shpejtësia e rënies së daulleve dhe zhurma, blloku i madh i gurit filloi që të lëkundej dhe tundej, duke u ngjitur shpejt në ajër, me një shpejtësi gjithnjë e më të madhe, në drejtim të platformës që gjendej para shpellës, në një lartësi prej 250 metrash. Pas qëndrimit disa minuta pezull, ai u lëshua poshtë. Murgjit vazhduan me këtë temp dhe metodë duke ngritur 5-6 blloqe gurësh në orë.

(Kosova Sot Online)