Figura e shahut

  • 18 shtator 2019 - 09:00
Figura e shahut

Në fund të viteve 1970, varreza qendrore në Hull me të vërtetë t’i vriste sytë. Ajo ishin plot drurë, shkurre dhe ferra dhe përdorej si vend për aktivitete ilegale. Shumica e njerëzve i iknin kalimit afër asaj varreze.

Një grup shokësh në vitet 1970, derisa ktheheshin nga kafeneja, ku kishin pirë, menduan se do të ishte argëtuese që t’i binin nëpër varreza. Ata arritën në një vend me shumë varreza të ngatërruara. Aty kishte edhe varre të hapura, të cilat ishin plaçkitur.

Të tmerruar, të tre shokët filluan të largoheshin me të shpejtë. Por, njëri nga ta rastësisht goditi diçka me këmbë. Ai u tmerrua kur pa se bëhej fjalë për një kafkë njeriu. I habitur nga frika, ai vendosi ta merrte kafkën me vete. Pasi që dolën nga varreza, ai e futi kafkën në thes dhe e çoi më pas në shtëpi. Ashtu i dehur si ishte, ai filloi të ndihej krenar për guximin që kishte pasur duke e marrë kafkën me vete, prandaj e vendosi atë në një vend të dukshëm.

Por, kur u zgjua në mëngjes, ai gjeti një figurë të madhe të shahut. Filloi të frikësohej dhe e dërgoi shpejt e shpejt në varrezë. A thua ai që në fillim kishte marrë atë figurë, apo kafka ishte shndërruar në figurë, kurrë nuk do ta dimë.

(Kosova Sot Online)