Qendra e konferencave e pushtuar nga shpirtrat

  • 18 September 2019 - 16:32
Qendra e konferencave e pushtuar nga shpirtrat

Michael Jackson tregon peripecitë me shtëpinë e tij, të pushtuar nga djajtë.

Michael Jackson, pronar i Qendrës së konferencave, beson se në atë qendër gjendet një fantazmë. Kjo ndërtesë që vjen nga epoka e dinastisë angleze Tudor, ishte ndërtuar si shtëpi familjare, private, me gjasë në fillim të viteve 1940.

Ndërtuesit e shtëpisë

Çifti që e ndërtoi atë, ish-senatori i shtetit, Peter H. Ethington, dhe gruaja e tij, Anna. Ata u vendosën në “Casa Grande” në vitin 1921. Që të dy ata ishin udhëheqës të një kishe baptiste dhe ishin të respektuar në komunitet. Ata kishin një fabrikë të prodhimeve qumështore, ku më pas filluan të prodhonin akullore. Ata ndihmuan edhe në hapjen e kolegjit “Grand Canyon” dhe rritën shtatë fëmijë.

Ngjarjet e çuditshme

Peter Ethington vdiq në vitin 1953. Annie vdiq në vitin 1970 dhe shtëpia u shit. Merret vesh se, pas vdekjes së zonjës Ethington, në shtëpi jetonte një kujdestar (shërbëtor), i cili kishte parë “diçka” disa herë me radhë. Një natë para se të binte në gjumë, ai dhe djali i tij i vogël kishin vendosur çizmet dhe pantallonat në dysheme, afër shtretërve të tyre dhe kur ata u zgjuan, rrobat i gjetën në një dhomë tjetër. Dy net më vonë, ai pa imazhin e një gruaje e cila i thoshte që ta mohonte Krishtin, prandaj ai, bashkë me djalin, u larguan nga aty.

“La Llorona”

Kur Jackson e bleu shtëpinë në fund të viteve 1970, ai kishte marrë një shërbëtor me pagesë, i cili jetonte në bodrum. Një mëngjes Jackson pa një çarçaf të lidhur në rrethojën e shtëpisë. Shërbëtori nuk gjendej aty. Një shok i përbashkët i tyre tha se shërbëtori kishte parë një vizion të “La Llorona”-s, gruas vajtuese nga mitologjia meksikane. Ai ishte frikësuar aq shumë, saqë kishte ikur pa i marrë gjësendet e veta. Ai kurrë nuk ishte kthyer për ta marrë rrogën. Jackson tregon se edhe vetë kishte jetuar një kohë në bodrumin e asaj shtëpie, ku një natë gjumin ia kishte nxjerrë zëri i dikujt që ecte shkallëve. “Nuk kam frikë nga asgjë”, thotë Jackson, “por atë natë kisha frikë nga diçka. Diçka ishte duke ardhur shkallëve poshtë dhe unë nuk e dija çka ishte ai”. Ai priti me revole në dorë, por asgjë nuk u shfaq. Pasi që objekti ishte hapur si restorant, Jackson tregon se njëri nga kamerierët i ishte ankuar se kishte ndier prezencën e diçkaje kur kishte mbetur i vetëm.

Rastet më të freskëta

Por, menaxherja Katie Montiel, e bija e Jackson-it, tregon sesi derisa me nënën Nancy dhe me vëllanë Tim ishin në kuzhinën e shtëpisë, një karrige filloi që të lëvizte vetë. “Ishte ora 2:30 e natës kur ajo karrige, me këmbët e pasme të ngritura, filloi që të lëvizte pa e prekur kush. Nëna na shikoi dhe tha se kishte ardhur koha që të largoheshim”, thotë Montiel. Jackson tregon se rasti më i freskët i kësaj natyre ishte ai i 11 tetorit, gjatë reunionit të klasës së vitit 1964. Gjatë një interviste të incizuar, ishte parë një shpirt duke lëvizur.

(Kosova Sot Online)