Çifligu i frikshëm në Gdansk të Polonisë

  • 19 September 2019 - 08:12
Çifligu i frikshëm në Gdansk të Polonisë

Në Gdansk, një qytet të bukur në Poloninë veriore, gjendet një kodër. Banorët lokalë ende e quajnë atë "Kodra e dreqit", për shkak të një legjende. E legjenda thotë se kjo kodër e vogël, që rrethohet nga malet dhe moçalet, ishte një vend i preferuar për tubimin e shtrigave. Gjatë këtyre tubimeve, thuhet se ishin ftuar djajtë. Legjenda po ashtu thotë se një gur tepër i madh që gjendet në majë të kësaj kodre, është sjellë aty nga një dreq. Aty afër gjendet edhe një çiflig.

Në vitin 1886, në çiflig gjendej një restorant dhe midis viteve 1925 e 1933, aty gjendej selia e masonëve të Gdanskut. Pas Luftës së Dytë Botërore, çifligu ishte përdor si seli e një TV lokal. Të gjithë ata që kanë hyrë në të janë të bindur se ai është i pushtuar dhe vazhdimisht shqetësohet nga forcat "e panjohura". Sot, kjo ndërtesë është e braktisur dhe askush nuk pretendon pronësinë mbi të.

(Kosova Sot Online)