Kampioni i UFC-së, Georges St. Pierre, tregon për takimet e tij me UFO-t

  • 19 September 2019 - 08:20
Kampioni i UFC-së, Georges St. Pierre, tregon për takimet e tij me UFO-t

Qëmoti dihet se Georges St. Pierre ka frikë nga alienët. Tash vonë, kur një gazetar e ka pyetur atë rreth mendimit të tij mbi alienët, respektivisht a beson ai se Tokën tanimë e kanë vizituar krijesa inteligjente jashtëtokësore, Georges St. Pierre tha se kurrë nuk flet rreth alienëve.



Por, pasi që hezitoi paksa, ai pranoi se kishte pasur përjetime jo të rëndomta. "Fjalën e kam për objektet e paidentifikuara fluturuese. Dhe, nëse nuk më besoni, një ditë isha në Albukerk... me Rashad Evansin, (ish-luftëtarin e kategorisë UFC dhe trajnerin për Evans dhe St. Pierre) dhe me Mike Van Arsdale-n, një luftëtar me nofkën Alejandro, që është një djalë meksikan.

Me ne ishte edhe Ali AbdelAziz. Të gjithë ne ishim në veturë, në Albukerk, Nju Meksiko, në autostradë dhe pamë një UFO. Nuk e di se çka ishte në të vërtetë, por ishte diçka që ne nuk mund ta shpjegonim. Më pas UFO-ja ndërroi drejtimin dhe u zhduk". 

(Kosova Sot Online)