Vizatimi i Da Vinçit ishte fshehur nga Hitleri për shkak të fuqive magjike

  • 20 September 2019 - 08:56
Vizatimi i Da Vinçit ishte fshehur nga Hitleri për shkak të fuqive magjike

Ndonëse në dukje ishte thjesht një vizatim me ngjyrë të kuqe, i një plaku me mjekër, kuratorët e Bibliotekës Mbretërore në Torino besonin shumë që ky vizatim kishte fuqi magjike, andaj edhe e kishin fshehur gjatë Luftës së Dytë Botërore për ta mbajtur atë larg duarve të Hitlerit dhe nazistëve.



Besohet që, kushdo që e shikon thellë në sy Leonardo Da Vinçin në autoportretin që ishte fshehur nga nazistët, përfiton superfuqi, andaj edhe besohet që kjo është arsyeja e vetme pse ky autoportret ka qenë objekti i vetëm nga Biblioteka Mbretërore që ishte mbrojtur nga nazistët. Që prej mbarimit të Luftës, portreti ishte kthyer përsëri në Torino nga Roma, ku ishte fshehur, dhe që prej asaj kohe është vendosur për t’u ruajtur në një vend me temperaturë konstante, për ta parandaluar dëmtimin e mëtejmë të tij. 

(Kosova Sot Online)