Teoria e re e shkencëtarëve: universet paralele ekzistojnë

  • 20 September 2019 - 15:11
Teoria e re e shkencëtarëve: universet paralele ekzistojnë

P aramendojeni një botë ku dinozaurët janë ende gjallë, Gjermania e ka fituar Luftën e Dytë Botërore dhe ju keni lindur në një shtet tërësisht tjetër. Sipas një grupi të hulumtuesve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Australia, këto botë mund të ekzistojnë në një Univers Paralel.

Mund të tingëllojë si ëndërr, mirëpo teoria e re mund të zgjidh disa parregullsi, të cilat i kanë habitur shkencëtarët ndër shekuj, në lidhje me mekanikën kuantike. Shkencëtarët besojnë që botët në fjalë, të cilat janë pjesë e universit paralel, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Ata pretendojnë që pikërisht ky bashkëpunim i tyre e shpjegon mënyrën se si pjesëzat operojnë në një hapësirë mikroskopike. Origjina e idesë Mekanika kuantike është shumë e rëndë për t’u kuptuar, dhe për t’u besuar si e vërtetë, pasi që hedh poshtë shumë ligje ekzistuese.

“Ideja e universit paralel ekziston që prej vitit 1957, kur edhe është besuar që çdo univers fillon të bashkëpunojë me një univers tjetër, sa herë që ndodh një matje kuantike. Në disa universe, asteroidi që kishte vrarë dinozaurët nuk e kishte goditur tokën, ndërsa në disa prej këtyre universeve Australia ishte kolonizuar nga portugezët.

Megjithatë, shumë kritikë kanë vënë në dyshim vërtetësinë e këtyre universeve, pasi që asnjëri prej tyre nuk ndikon universin tonë”, ka thënë Howard Wiseman, profesor i fizikës në Universitetin “Griffith” në Australi. Teoria e shumë botëve fillimisht ishte propozuar nga Hugh Everett, i cili kishte thënë që aftësia e grimcave për të zënë dy hapësira në të njëjtën kohë mund të shpjegohet me faktin që këto hapësira ekzistojnë në universe të ndryshme.

Ai kishte thënë që universi në të cilin ne jetojmë është një prej shumë universeve të tjerë, që ekzistojnë në të njëjtën kohë. Ngjashmëria mes universeve Ata besojnë që disa prej këtyre universeve janë identikë me universin në të cilin jetojmë, ndërsa universet tjerë janë tërësisht të ndryshëm.

Të gjitha këto bota janë reale, ekzistojnë dhe kanë ekzistuar që prej fillimit të kohës dhe kanë cilësi të definuara. Shkencëtarët besojnë që fenomeni kuantik shkaktohet nga një forcë universiale e shtytjes në mes të botëve të afërme, shtytje kjo që i bën ato edhe më të ndryshme. Teoria në të cilën bazohen këta shkencëtarë e hulumtues mbështet idenë që këto vende një ditë mund edhe të hulumtohen nga njerëzit.

(Kosova Sot Online)