Krijohet pajisja për leximin e mendimeve

  • 21 September 2019 - 08:53
Krijohet pajisja për leximin e mendimeve

S hkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë arritur që me sukses të zhvillojnë harduerin dhe softuerin e një pajisjeje, e cila kap fjalët të cilat ju i dëgjoni dhe për të cilat mendoni. Sistemi punon përmes kapjes së aktivitetit të neuroneve në tru, kryesisht të atyre që janë të lidhura me fjalët dhe pastaj këto veprime të neuroneve përkthehen në fjalë. Hulumtuesit kanë shpresa që një ditë programi të përdorët për të komunikuar me njerëzit të cilët nuk mund të flasin.



Hulumtuesit e kanë testuar sistemin duke e përdorur në aktivitetin e trurit të pacientëve, të cilët vuajnë nga epilepsia. Secilit pacientë i janë dhënë detyra që të lexojnë nga një tekst, teksa shkencëtarët kanë vëzhguar aktivitetin e tyre trunor, në përpjekje të leximit të mendimeve, përmes pajisjes në fjalë. Përkundër faktit që pajisja është në fazat fillestare të zhvillimit, shkencëtarët kanë bërë të ditur që kanë arritur që me sukses t’i identifikojnë disa fjalë. 

(Kosova Sot Online)