Ekspertët hutohen nga rrathët misteriozë të bërë nga gurët

  • 22 September 2019 - 09:27
Ekspertët hutohen nga rrathët misteriozë të bërë nga gurët

Ekspertët janë munduar që ta marrin vesh qëllimin e qarqeve të mëdha të gurëve, që janë gjetur gjithandej në Lindjen e Mesme. Të referuara nga arkeologët si "rrathë të mëdhenj", formacionet në formë unaze përbëhen nga muret e ulëta të gurëve, të cilët rëndom janë vetëm disa centimetra të gjatë, duke e bërë të lehtë që ato mure të kapërceheshin nga çdokush.

Pjesa më e madhe e rrathëve ishin rreth 400 m në diametër dhe në të dyja anëve nuk kishte hapje, apo ndonjë tipar tjetër karakteristik. Ekspertët besojnë se unazat janë të vjetra rreth 2,000 vjet, por ata deri më tani nuk kanë arritur të kuptojnë se pse janë ndërtuar ato.

Rrathët së pari ishin identifikuar në vitet 1920 nga avionët, por deri tani nuk janë bërë studime të mëdha në lidhje me ta. Arkeologët janë duke shpresuar se një pamje e bërë nga avioni do të ndihmojë në zbardhjen e këtij misteri.

(Kosova Sot Online)