A është toka qendër e gjithësisë?

  • 24 September 2019 - 08:51
A është toka qendër e gjithësisë?

F ilmi dokumentar "The Principle" është aq kontrovers, saqë shkencëtarët, e bile edhe njerëzit që paraqiten në të, e kanë dënuar ende pa e parë. Profesori i fizikës, John Hartnet, nga Universiteti australian në Adelaida, e ka bërë këtë dokumentar, i cili demanton të vërtetat më të mëdha shkencore, duke thënë se Toka është qendër e gjithësisë.

Profesori Hartnet thotë se nuk është e vërtetë që Toka është e parëndësishme dhe se ajo është krijuar rastësisht. Ai thotë se ka dëshmi të forta se tërë gjithësia sillet rreth Tokës dhe galaktikës së saj, Kashtës së Kumtrit. Ai ka studiuar lokacionet e rreth 400.000 galaktikave dhe ka parë se në qendër të të gjitha atyre gjendet Toka.

Njëri prej producentëve të këtij filmi dokumentar ka thënë se, me këtë zbulim, janë shqetësuar të gjithë ateistët dhe ata që mendojnë se Toka është krijuar rastësisht dhe se rëndësia e saj në gjithësi është shumë e vogël.

(Kosova sot Online)