A është ky bar i pushtuar nga shpirti i një vajze?

  • 02 October 2019 - 09:12
A është ky bar i pushtuar nga shpirti i një vajze?

S hpirti i një nxënëseje të shkollës është regjistruar me anë të një celulari në barin “Four Crosses” në Stafordshajër të Britanisë. Gruaja me emrin Christine Hamlett nga Norviçi në Çeshajër, fotografoi një pikturë të shpirtit të vajzës dhe thotë se shpirti i kësaj vajze nuk do të rehatohet derisa të dëgjohet porosia e saj.

Hamlett, 57-vjeçare, bëri disa fotografi në ndërtesën që dikur ishte lokal i postës, i cili ishte vendi i preferuar i kryerjes së sulmeve nga keqbërësi Dick Turpin.

Tualetet e femrave të kësaj ndërtese tani konsiderohen qendra të vërteta të aktiviteteve paranormale. Ndërtesa e barit “Four Crosses”, e ndërtuar në vitin 1636, është i famshëm për banorët lokalë, për mysafirët e çuditshëm të saj. Është thënë se stafi dhe mysafirët shpesh janë frikësuar nga zëri i thyerjes së xhamave, hapave misteriozë dhe zëri i fëmijëve duke qarë.

(Kosova Sot Online)