Gjendet një skelet në varrin e Amfipolisit

  • 03 October 2019 - 09:03
Gjendet një skelet në varrin e Amfipolisit

Ka ardhur momenti, të cilin e prisnin arkeologët nga e mbarë bota: pas muajve të tërë kërkimesh intensive në varrin Amfipolis në Greqinë veriore dhe pas spekulimeve se i kujt mund të ishte ai varr, përfundimisht janë gjetur mbetje njerëzore brenda një sarkofagu, në një vend sekret nën "dhomën" e tretë të varrit. Zgavra ishte gjetur në varrin Amfipolis më herët këtë javë, kur arkeologët kishin përfunduar pastrimet nga dyshemeja.



Zgavra, me dimensione 4 me 2.1 metra, ishte e mbyllur me gur gëlqeror. Pas heqjes së gurit gëlqeror dhe pas rrëmihjes për rreth 1.6 metra, kërkuesit gjetën një sarkofag të madh të gurit gëlqeror, me përmasa 3.2 me 1.6 metra. Brenda sarkofagut ishte një arkivol i drunjtë, i cili ishte mbyllur me gozhda të hekurit dhe bronzit. Janë gjetur elemente dekorative nga qelqi dhe eshtrat, jashtë dhe brenda arkivolit. 

(Kosova Sot Online)