Energjia e duarve, një fuqi e madhe e fshehur tek secili prej nesh

  • 04 October 2019 - 09:59
Energjia e duarve, një fuqi e madhe e fshehur tek secili prej nesh

A doni të provoni energjinë e duarve tuaja?

Energjia e fshehur në duart tona ka një fuqi të dobishme për ne dhe për të tjerët. Po, kemi një energji që nga lindja, e cila nëse ushqehet, mund të na bëjë vetëm mirë. Ne nuk jemi bërë vetëm nga materia. Ne kemi këtë dhuratë që na është dorëzuar që nga kohërat e lashta, siç mund të shihet nga tregimet e Biblës ose nga Mjekësia Tradicionale Kineze dhe Japoneze.

Në këtë të fundit ka shumë pozicione që kanalizojnë energjinë jetësore përmes duarve. Ka shumë disiplina që janë frymëzuar nga njohuritë antike dhe që kërkojnë një rrugë të mirë të vetë-njohjes, por edhe të teknikave që duhet të përdoren dhe përdorimit të energjisë.

Kur lëndohemi ose kur ndiejmë siklet diku në trupin tonë, çfarë të bëjmë?

Gjëja e parë që ju vjen ndër mend është të vendosim duart në pjesën e dhimbshme. Ne bëjmë të njëjtën gjë edhe nëse kemi dikë që vuan pranë nesh, pasi na vjen natyrshëm të vendosim një dorë mbi supin e tij. Epo, këto gjeste spontane kanë kuptim, pasi duart janë një kanal i rëndësishëm komunikimi. Dhe si të tilla ato transmetojnë energji dhe dashuri. Të qenit i vetëdijshëm për këtë fuqi mund të jetë i mirë për ne dhe ata përreth nesh.

A doni të provoni energjinë e duarve tuaja?

Provoni këtë ushtrim të thjeshtë:

Uluni të qetë me shpinën drejt, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë tre herë rresht për të larguar të gjitha mendimet tuaja. Pastaj vendosni duart përball njëra-tjetrës dhe imagjinoni sikur mbani një top midis tyre. Pastaj largojini dhe bashkojini duart ngadalë.

A përjetoni një ndjenjë ngrohtësie?

Nëse po, provoni t’i vendosni duart në zemrën tuaj dhe të dëgjoni se çfarë ndodh. Nëse ndjeni përsëri nxehtësi, atëherë ushtrimi funksionoi dhe keni pasur mundësinë të provoni energjinë e duarve tuaja. Përndryshe, nëse nuk duket se funksionon, ndoshta energjia juaj e jetës është e dobët, për shkak të disa shqetësimeve fizike apo emocionale që po përjetoni.

Në këtë drejtim, ekziston një gjë e rëndësishme që ju duhet ta dini dhe mbani mend, ne mund të përdorim duart tona, jo vetëm për të kanalizuar energjinë universale, por edhe për të lehtësuar vuajtjet e të tjerëve, për sa kohë kemi zotërimin e duhur të vetvetes dhe teknikës në fjalë. Sepse nëse nuk ndihemi mirë me veten, sigurisht që nuk mund të kujdesemi për të tjerët. Përkundrazi, nëse jemi të gatshëm të përdorim fuqinë e duarve tona për të ndihmuar të tjerët, ne mund të mbështetemi në energjinë tonë universale, si dhe dëshirën për të bërë mirë.

(Kosova Sot Online)