Ky është njëbrirëshi që është vrarë në Slloveni

  • 04 October 2019 - 10:24
Ky është njëbrirëshi që është vrarë në Slloveni

Një gjuetar nga Sllovenia kishte menduar që mënyra e vetme që shokët e tij t’i besonin që ai kishte parë një njëbrirësh ishte nëse do ta vriste atë.

Lajmi kishte marrë jehonë të madhe anekënd andaj edhe shumë njerëz kishin shkuar për ta parë njëbrirëshin e vrarë nga slloveni, kurse, pa dyshim që pjesë e të interesuarve kanë qenë edhe shkencëtarët, të cilët pas autopsisë kanë bërë të ditur që njëbrirëshi në fjalë ka qenë një dre mashkull si dhe nuk është se ka pasur çrregullime gjenetike.

Tregimet për njëbrirëshat janë shumë të vjetër, pasi që ekzistojnë që prej periudhës së Greqisë antike. Njerëzit parahistorikë kanë kërkuar të gjejnë krijesa të tilla, pasi që kanë qenë shumë të pakët, ndërsa sot, shumë rrallë mund të shihet ndonjë njëbrirësh, pasi që janë fare pranë zhdukjes.