Pylli në Rumani, që krahasohet me “Trekëndëshin e Bermudës”

  • 05 October 2019 - 15:10
Pylli në Rumani, që krahasohet me “Trekëndëshin e Bermudës”

Universi është i mbushur me mistere, të cilat sfidojnë njohuritë tona. Kohët e fundit mund të keni dëgjuar tregime të ndryshme, të cilët flasin për fenomene shumë të pazakonta, e që më herët as që imagjinohej ekzistenca e tyre. Se a janë të vërtetë apo jo, vendosni vetë.

Kur shumica e njerëzve mendojnë për Transilvaninë, gjëja e parë që iu shkon në mendje është Drakulla. Mirëpo, përveç Vlad Tepes-it – personi që konsiderohet të jetë model i Drakullës – kjo zonë është e njohur edhe për një mal, që me shumë gjasë është mali më i pushtuar në botë.

Mali në fjalë quhet Hoia Baciu dhe ndodhet pak kilometra larg qytetit Kluzh në regjion historik të Transilvanisë në Rumani.

Për herë të parë kjo zonë kishte marrë famë botërore kur biologu i famshëm, Alexandru Sift, në vitin 1968, kishte shkuar gërnjë ekspeditë kërkimore në këtë pyll, ndërsa, për habinë e të gjithëve, ai ishte kthyer me një fotografi të një objekti në formë disku, që kishte zgjuar kureshtjen e shumë njerëzve.

Krahasimi me “Trekëndëshin e Bermudës”

Megjithatë, pylli nuk është i njohur vetëm për fenomenet e ndërlidhura me UFO. Në mesin e hulumtuesve të dukurive paranormale, ky pyll njihet si “Trekëndëshi i Bermudës i Transilvanisë”. Dr. Adrian Patrut, president i Shoqërisë Rumune për Parapsikologji ka thënë: “Disa ekspertë mendojnë që kemi të bëjmë me një “Trekëndësh të Bermudës” në versionin tokësor. E, nëse shikojmë dhe analizojmë fotografitë e videot, bashkë me dëshmitë e dëshmitarëve, mund të vijmë në përfundim që ky mal e  meriton këtë epitet”.

Vizituesit e kësaj zone janë ndier shumë çuditshëm, për më tepër, disa nga ta janë zhdukur në mesin e drunjve në mënyrë misterioze, disa të tjerë kanë dalë të djegur, duke vjellë si dhe me simptoma nga më të ndryshmet, të cilat nuk kanë kaluar edhe për një kohë të gjatë pas vizitës në pyllin misterioz.

Për t’i bërë ngjarjet edhe më të çuditshme është përkujdesur vetë natyra, pasi që, shumica e lisave në këtë pyll janë të dredhuar në mënyrë shumë të çuditshme, mu sikur drunjtë nëpër përrallat e frikshme. Kjo pamje ua fut frikën në palcë të gjithë vizitorëve, ende pa u futur mirë në pyll.

Zhdukja e bariut me 200 dele

Disa pjesë të pyllit, në të cilat nuk gjendet as edhe një lis i vetëm, besohet të jenë zonat më të pushtuara nga fantazmat. Shumë banorë lokalë besojnë që hapësira është e pushtuar dhe nëse dikush futet njëherë, nuk do të ketë mundësi të dalë më. Në fakt, në bazë të legjendave të asaj zone, mali është emëruar në bazë të një bariu, i cili ishte zhdukur bashkë me 200 delet e tij.

Legjendat e tjera thonë që shpirtrat e disa fshatarëve të vdekur kanë mbetur të kurthuar në këtë mal, duke mos arritur që të dalin më. Në mbështetje të kësaj teorie kanë dalë disa dëshmitarë, të cilët kanë raportuar të kenë parë koka pa trupa duke fluturuar përmes lisave të këtij pylli.

Dr. Patrut e ka studiuar këtë hapësirë që prej viteve të ‘70-a, mirëpo, për fat të keq, ai ende nuk ka ardhur në ndonjë përfundim të qartë. 

(Kosova Sot Online)