Fshatari maqedonas gjen kafkën e njeriut ujk?

  • 06 October 2019 - 10:07
Fshatari maqedonas gjen kafkën e njeriut ujk?

Një bujk nga fshati Novosellë, afër Strumicës, në jug të Maqedonisë, me emrin Trajçe Draganov, thotë se derisa ishte duke lëvruar, në arën e tij kishte gjetur një kuti të vjetër, të lidhur me zinxhirë, ku gjendej kafka e një krijese që ngjan në njeriun ujk. Mendohet se njerëzit-ujqër duhet të vriten të shtunën, meqë vetëm atëherë shtrihen në varr dhe, kështu mund të zihen.

Trajçe thotë se krenohet me zbulimin e tij dhe se nuk ka frikë se do të vijë deri te lirimi i shpirtit të njeriut-ujk. Ai pranon se bashkëfshatarët e tij nuk janë të lumtur që ai e gjeti atë kafkë dhe e lusin që ta kthejë atë ku e ka marrë, nën dhe. Draganov thotë se të tjerët i thonë se, pasi që e ka bërë këtë zbulim, do të lindë në jetën e ardhshme si njeri-ujk. Por, ai thotë "çka të është e shkruar, mirëseardhtë".

(Kosova Sot Online)