A ishin varrosur alienët në varrezat e Teksasit në vitin 1897?

  • 06 October 2019 - 10:10
A ishin varrosur alienët në varrezat e Teksasit në vitin 1897?

P esëdhjetë vjet para se një anije alienësh të rrëzohej në shkretëtirën Rosuell, Nju Meksiko, qyteti rural Aurora, Teksas, kishte pasur vizitorin e tij nga gjithësia. Ky është një tregim i cili ka hyrë në histori si njëri nga tregimet më bizare të Teksasit. Ky është rasti i vetëm i rrëzimit të një UFO-je, ku më pas piloti alien ishte varrosur me ceremoni mortore.

Më 17 prill të vitit 1897, një UFO i çuditshëm ishte ndeshur me një mulli të erës, i cili i takonte një gjykatësi lokal, me emrin J.S. Proctor. Gjatë asaj përplasjeje, ishte shkatërruar UFO-ja dhe kishte vdekur piloti jashtëtokësor. Banorët lokalë gjetën edhe shkrimet e alienit të vdekur, disa shkrime me hieroglifë. Të pasigurt rreth asaj se çka duhej të bënin, banorët vendosën që ta varrosnin alienin e vrarë. Një ngjarje e tillë nuk kishte ngjallë ndonjë interesim të madh te mediat e asaj kohe.

(Kosova Sot Online)