Në Mars gjendet një kafkë gjigante njerëzore?

  • 06 October 2019 - 10:12
Në Mars gjendet një kafkë gjigante njerëzore?

Ka disa muaj që flitet me të madhe rreth gjetjes së objekteve të ndryshme në planetin e kuq, Mars. Por, deri më tani, të gjitha ato pohime janë demantuar si të pavërteta, apo gjysmë të vërteta. Mirëpo, kësaj radhe bëhet fjalë për diçka me të vërtetë interesante. Thuhet të jetë zbuluar një kafkë e vërtetë njerëzore.

Në një zbulim të pamohueshëm, "Paranormal Crucible" gjeti një anomali e cila ngjanë me një kafkë të vërtetë njeriu, përpos që është shumë më e madhe. Kafka është shumë mirë e detajuar, gjë që shihet edhe nga fotoja. Artefakti, i cili ngjan me një kafkë gjysmë të varrosur njerëzore në rërën e Marsit, por është e qartë se, kësaj here nuk kemi të bëjmë me ndonjë gur. Besohet se pronari i kësaj kafke ishte rreth 3 metra i gjatë.

(Kosova Sot Online)