Rasti i çuditshëm i William Cantelos dhe i Hiram Stevens Maxim-it

  • 06 October 2019 - 16:01
Rasti i çuditshëm i William Cantelos dhe i Hiram Stevens Maxim-it

William Cantelo thoshte të kishte lindur në vitin 1838 në ishullin Uajt. Ai së pari ra në sy si inxhinier i zoti, i cili bëri disa zbulime bizare rreth vitit 70. Asokohe ai ishte bërë pronar i një dyqani "kureshtjesh" në "French Street" në Southampton. Asokohe ai po ashtu ishte pronar i hanit "Old Tower Inn". Nën bar gjendej një tunel ku Cantelo kalonte pjesën më të madhe të kohës, duke e shndërruar atë në një "workshop" nëntokësor. Ata që kishin vizituar këtë vend, thoshin të kishin parë makina të çuditshme të dritës, globe që gumëzhinin dhe "armë të çuditshme". Thuhet po ashtu se Cantelo hynte në tunel dhe nuk shihej më pas për ditë të tëra, apo edhe javë. Cantelo e shfrytëzonte këtë tunel për të bërë eksperimente, ku më pas atij iu bashkëngjitën të dy djemtë e vet. Banorët lokalë thoshin të kishin dëgjuar zhurma, që vinin nga ai vend, por familja vazhdonte ta mbante sekrete punën që bënte.

Në fillim të vitit 1880, Cantelo deklaroi se kishte zbuluar një armë tepër të përparuar automatike. Zhdukja e çuditshme Ka variante të ndryshme rreth asaj sesi erdhi deri te zhdukja e Cantelo-s në fund të viteve 1880. Disa thonë se ai shkoi në një pushim të gjatë, si shpërblim për punën që kishte bërë, por ai kurrë nuk ishte kthyer. Të tjerët thoshin sesi ai ishte parë duke hyrë në tunel, ku ishte zhdukur pas një shpërthimi të tymit dhe dritës. Familja e Williamit provoi ta gjente atë, por pa sukses. Ata kishin angazhuar një detektiv privat, i cili thoshte se i kishte rënë në gjurmë Williamit në Amerikë. Por, ai nuk mund të ofronte dëshmi. Hiram Maxim Maxim ishte një shpikës amerikan, i cili u zhduk në Britaninë e Madhe në vitin 1881, në moshën 41-vjeçare. Me vete ai kishte marrë edhe disa nga zbulimet e tij të çuditshme, duke përfshirë edhe një armë mahnitëse automatike. Ai po ashtu dorëzoi patentat e pajisjeve të ndryshme mekanike, si dhe insistonte se kishte shpikur poçin elektrik, si dhe teknologjinë e teleportimit. Mashtrues, apo njeri me jetë të dyfishtë? Në një fotografi të Maximit paraqiten dy djemtë e Cantelo-s, ngjashmëria e të cilëve me të atin çoi deri te besimi se ai ende ishte gjallë dhe se kishte marrë një identitet tjetër. Përshkrimet e armës po ashtu përputheshin me ato të mëparshmet. Djemtë e Cantelo-s filluan të mendonin se Maxim ishte i ati tyre, meqë ai e dinte se ata ishin nga ishulli Uajt, gjë që nuk e kishin ditur vetëm ata dhe i ati i tyre. Ai kishte refuzuar të takohej me djemtë.


(Kosova Sot Online)