Rruga e Qumështit ka shpërthyer para 3.5 milionë vjetësh

  • 07 tetor 2019 - 10:00
Rruga e Qumështit ka shpërthyer para 3.5 milionë vjetësh

Një ekip astronomësh ka thënë se qendra e galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, ka shpërthyer rreth 3.5 milionë vjet më parë.

Ata thonë se shkëndija e ashtuquajtur “Sifter” kishte nisur afër një vrime të zezë me përmasa gjigante, e cila ndodhet në qendër të kësaj galaktike. Ndikimi i këtij shpërthimi ishte ndier 200 mijë vjet drite larg.

Zbulimi që qendra e Rrugës së Qumështit ka qenë më dinamike sesa është menduar më parë mund ta sjellë një interpretim tërësisht të ri lidhur me evolucionin e saj.

“Këto rezultate e ndryshojnë në mënyrë drastike të kuptuarit tonë për Rrugën e Qumështit”, tha njëra nga autoret e këtij studimi, Magma Guglielmo nga Universiteti i Sydney-t në Australi. “Gjithmonë kemi menduar se galaktika jonë nuk ka qenë aktive, me një qendër jo aq të ndritshme”, shtoi ajo.

Shpërthimi kishte shkaktuar krijimin e dy koneve të jonizimit, të cilat kishin depërtuar përmes Rrugës së Qumështit.

Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga profesori Joss Bland-Hawthorn nga Australia, i përdorën të dhënat e mbledhura nga teleskopi “Hubble Space” për ta llogaritur kohën e shpërthimit masiv me rrezatim të ngarkuar me energji të lartë, shkruan “BBC”.

(Kosovca Sot Online)