Rrëmbimi i fëmijëve nga alienët

  • 07 tetor 2019 - 15:17
Rrëmbimi i fëmijëve nga alienët

Nuk është ndjenjë e mirë ta shohësh veten të palëvizshëm, në ndonjë UFO, derisa alienët syullinj, apo të ngjashëm me insektet, bëjnë eksperimente me ju. Një gjë të tillë asnjë prind nuk do t’ia dëshironte fëmijës së tij. Por, realiteti i hidhur tregon se shumë fëmijë kanë qenë viktima të rrëmbimeve nga alienët, bile jo vetëm një herë. Connie J. Cannon, një infermiere e pensionuar nga St. Augustine, Florida, ka kujtime të qarta rreth, të paktën, tri rrëmbimeve të fëmijëve nga alienët.

Rasti i parë Kur ajo kishte katër vjet, ajo jetonte përtej rrugës ku ishte shtëpia e guvernatorit të Alabamës në Montgomeri. Motra e saj më e madhe tanimë shkonte në shkollë dhe Connie donte që të dukej si një vajzë e rritur, kështu që merrte disa libra dhe endej nëpër lagje. “Një mëngjes, derisa luaja lojën e nxënëses, afër një muri mu paraqit një entitet tepër i gjatë. Kujtimin për të e kam shumë të qartë. kjo krijesë ishte të paktën 2,3 metra, transmeton Gazeta Kosova Sot. Edhe pse isha e vogël, e dija se ajo krijesë nuk ishte njeri. Ajo krijesë dukej si albin dhe kishte flokë të gjata.

Kishte të veshur një rrobë me mëngë të gjata. Nuk ishte askush tjetër aty. Asokohe, fëmijët mund të luanin jashtë pa mbikëqyrje. Më pas më kujtohet se ai entitet më kapi me dorë dhe më ngriti në ajër. Gjëja tjetër që më kujtohet ishte që ai njeri më lëshoi përsëri, por librat ishin në një vend tjetër, kështu që dukej se kishte kaluar një kohë e caktuar”. Connie më pas tregon se ishte paraqitur një femër, e cila e kishte kapur për dore dhe e kishte ofruar te dera. Më pas ajo ishte zhdukur. 

Rasti i dytë Më pas Connie kishte pasur disa ditë të vjella të theksuara. Ajo u kishte treguar prindërve sesi e kishte ngritur në ajër njeriu i gjatë, por ata nuk i kishin besuar. Kujtimi tjetër i rrëmbimit, i cili i kujtohet Connie-t, është kur ajo kishte shtatë vjet, kur ishte ulur në shtrat duke ngjyrosur në një fletore. “Papritmas dorën time ma kapi një entitet i vogël dhe bashkë vizatuam një tufë drite”. Ajo sërish kishte filluar të villte. “Motra ime ka kujtime të gjalla rreth qenieve të hirta që rrinin në dhomën tonë. Ne bisedonim rreth tyre edhe kur u rritëm”. 

Rasti i tretë Takimi tjetër i saj me alienët kishte ndodhur kur kishte nëntë vjet. Ajo ishte duke mbledhur dredhëza me disa fëmijë të tjerë, kur kishin pasur një ndjenjë të çuditshme. Ata kishin shikuar lart dhe, edhe pse nuk i kujtohet se çka kishte parë, ajo kishte ndier një prani të çuditshme. Connie thotë se ndoshta është fatlume që nuk ka kujtime rreth asaj që i kishin bërë alienët. 


(Kosova Sot Online)