Zbulohet se Saturni, e jo Jupiteri, është planeti me më së shumti hëna

  • 08 October 2019 - 10:49
Zbulohet se Saturni, e jo Jupiteri, është planeti me më së shumti hëna

Një ekip shkencëtarësh e zbuloi një grup prej 20 hënash, të cilat bëjnë orbitë rreth Saturnit, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të hënave që sillen rreth këtij planeti. Jupiteri tashmë është planeti i dytë në këtë aspekt, sepse rreth tij sillen 79 satelitë natyrorë.

Ky grumbull i hënave u zbulua duke e përdorur teleskopin “Subaru”, i cili është i vendosur në Maunakea të Havait.

Secili nga objektet e zbuluara në orbitën e Saturnit ka diametër prej rreth 5 kilometrash, ndërsa 17 prej tyre bëjnë orbitë rreth këtij planeti në kahun e kundërt me kahun e zakonshëm.

Kjo do të thotë që tri hënat tjera rrotullohen në të njëjtin kah me rrotullimin e planetit, ndërsa të tjerat rrotullohen në drejtimin e kundërt.

“Studimi i orbitave të këtyre hënave mund ta zbulojë origjinën e tyre dhe kushtet e hapësirës përreth Saturnit në kohën e formimit të tij”, tha Dr.Scott Sheppard, i cili e udhëhoqi ekipin shkencor drejt kësaj gjetjeje.

Njëri nga objektet e zbuluara madje është sateliti më i largët që është gjetur ndonjëherë rreth Saturnit, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)