Parashikimet e errëta të Elon Musk-ut

  • 09 October 2019 - 09:30
Parashikimet e errëta të Elon Musk-ut

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla” dhe bashkëthemeluesi i kompanisë “SpaceX”, Elon Musk, edhe një herë është duke i rënë alarmit rreth inteligjencës artificiale, duke deklaruar se “rreziku që të ndodhë diçka serioze”, mund të jetë aq afër, sa p.sh. 5 vjet nga tani. Kjo nuk është hera e parë që ky shpikës i lindur në Afrikën Jugore ta tërheqë vërejtjen rreth rrezikut që na kanoset nga inteligjenca artificiale.

Ai në një rast ka thënë se inteligjenca artificiale është rreziku më i madh ekzistencial me të cilin bazohet raca njerëzore. Bile, ai ka thënë se ky rrezik është më i madh sesa rreziku që na kanoset nga energjia bërthamore. Ai ka përmendur kompaninë “DeepMind”, duke e marrë atë si shembull të përparimit të madh që kanë bërë kompanitë e inteligjencës artificiale. Si duket, filmat rreth “Terminatorit” së shpejti do të bëhen realitet, fatkeqësisht.

(Kosova Sot Online)